75 Mall Live Search
20:25 / E Shtunë, 19 Dhjetor 2020 / Blerim

Evertoni e mposhtë Arsenalin e vazhdon rrugën për titull!

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Evertonit dhe Arsenalit, duel ky në kuadër të xhiros së 13’të në Premierligë.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi si autogol i realizuar nga futbollisti i Arsenalit, Holding në minutën e 22’të të kësaj sfide, shkruan IndeksOnline

Arsenali nuk u dorëzua, ata barazuan shifrat në 1:1 përmes golit të Pepe në minutën e 35’të, por Evertoni nuk u ndal me kaq, Mina realizoi në minutën e 45’të për epërsinë 2:1, ku me këtë rezultat u vendos edhe epilogu i takimit.

Kështu, Evertoni zë vendin e dytë me 26 pikë, e Arsenali vendoset i 15 në tabelë me vetëm 14 pikë./IndeksOnline/