75 Mall Live Search
14:55 / E Diele, 18 Maj 2025 / L A

Evertoni fiton ndeshjen e tyre të fundit në “Goodison Park”

Evertoni ka arritur të mposhtë Southamptonin në Premierligë.

Ndeshja u mbyll me rezultat 2-0 në favor të vendasve, pas golave të Iliman Ndiayes në minutën e 6-të dhe 45-të.

Kjo fitore është edhe fitorja e fundit e Evertonit në stadiumin e tyre ikonik, “Goodison Park”, pasi që nga sezoni i ardhshëm do të luajnë në stadiumin e tyre të ri “Hill Dickinson”.

Me këtë fitore Evertoni, mbetet në pozitën e 13-të në Premierligë, duke grumbulluar 45 pikë./IndeksOnline/