Evertoni nuk e blen Brojën, e kthen te Chelsea

Ka përfunduar aventura e Armando Brojës në “Goodison Park”.
Këtë e konfirmoi vetë klubi i Evertonit, të cilët njoftuan largimet e disa lojtarëve që ishin të huazuar, përfshirë edhe sulmuesin kuqezi.
Everton can confirm Jack Harrison, Jesper Lindstrøm, Orel Mangala and Armando Broja will return to their parent clubs when their loan deals expire next month.
— Everton (@Everton) May 26, 2025
Thank you for your service and good luck for the future, lads. 💙
Mbetet të shihet se ku do të jetë destinacioni i ardhshëm i Brojës, pasi që pritet të largohet përfundimisht edhe nga Chelsea.
Broja, kishte një sezon për t’u harruar në Premierligë pasi që kishte bërë 11 paraqitje duke mos shënuar asnjë gol gjatë gjithë kësaj periudhe./IndeksOnline/