Evertoni s’e shkatërron stadiumin, merr vendim për t’ia lënë ekipit të femrave

Skuadra e Evertonit nga sezoni i ardhshëm nuk do të luajë në stadiumin “Goodison Park”.
Ishte paraparë që stadiumi i vjetër të shkatërrohet, por së fundmi është marrë një vendim, shkruan Indeksonline
Në stadiumin e vjetër të “Goodison Park” nga sezoni i ardhshëm do të luajë skuadra e vajzave të Evertonit.
Stadium i ri i klubit të Evertonit është gati dhe tashmë kanë luajtur disa ndeshje të grupmoshave.
Vlera që është shpenzuar te stadiumi i ri shkon afro 900 milionë euro./Indeksonline/