11:17 / E Martë, 05 Korrik 2022 / GF

Evi Reçi ka dy fjalë për lidhjen e shumëpërfolur me Kledin!

Moderatorja dhe këngëtarja Evi Reçi dhe modeli e ish-banori i “Big Brother VIP”, Kledi Hysa prej disa javësh janë përfolur për një romancë së bashku.

Madje Evi e ftuar në “Netët e klipit shqiptar kur rrëmbeu çmimin e “Klipit më të mirë qytetar”, personi që ia dorëzoi ishte pikërisht Kledi.

Së fundmi Evi është pyetur në emisionin “Ora Verore”, nëse është në një lidhje me Kledin.

Dhe më në fund kemi një përgjigje nga ajo. “Më pëlqyen se thoshin është rastësia, por është e vërtetë. Epo rastësia është mbreti i botës. Kaq kam për të thënë”, tha Evi duke mos dashur të zbulojë më shumë!