75 Mall Live Search
18:42 / E Hënë, 08 Mars 2021 / AR

Evidentohet shkelja e parë, Haradinaj-Stubllës i shtohen disa vota

Është evidentuar shkelja e parë gjatë rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë të AAK-së, shkruan Indeksonline.

Indeksonline mëson se kandidates për deputete, Meliza Haradinaj-Stublla i janë shtuar disa vota.

Nga votat me kusht, në Pejë ajo e kishte një votë, kurse më pas i janë shtuar 13 vota.

Ndërsa në Podujevë i kishte 0 vota, kurse në QNR ia shtuan 9 vota, dhe në një vend tjetër 13 vota.

Votat me kusht numërohen vetëm në QNR./Indeksonline/