75 Mall Live Search
18:27 / E Enjte, 01 Janar 2026 / MSH1

Evitohet një incident madhor: Bombola e gazit nxjerret nga dyqani në Prizren, pak para se të shpërthejë

Një incident që mund të rezultonte me pasoja të mëdha u evitua sot në Prizren.

Një bombolë e gazit që mori fjalë, u hoq me shpejtësi nga një dyqan në rrugën “Beteja e Kabashit”, shkruan IndeksOnline.

Reagimi i shpejtë i njësitit të zjarrfikësve rezultoi me një punë madhore, e që e kurseu pronarin e dyqanit nga një humbje e madhe.

Nga vendi i ngjarjes pohojnë për IndeksOnline se ekipi i zjarrfikësve u shfaq në vendin e ngjarjes brenda 5 minutash, duke nxjerrë bombolen nga dyqani dhe duke garantuar sigurinë e qytetarëve perreth.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: