75 Mall Live Search
09:00 / E Enjte, 12 Janar 2023 / AR

Evolucioni i flokëve të Dua Lipës në vite!

Kur është puna për guximin e femrave që eksperimentojnë me dukjen e tyre, njëra ndër to është edhe Dua Lipa.

Këngëtarja nuk ka ‘frikë’ të ndryshoj modelin e flokëve, transmeton Indeksonline.

Sipas Bustle, kanë krahasuar paraqitjet e Duas prej vitit 2016 deri më tani.

Në vitin 2016, flokët e saj ishin të valëzuara, por jo ndonjë paraqitje e fuqishme.

Në vitin 2017 shkurtoi flokët duke u shfaqur mjaftë me stil.

Në vitin 2018 shënoi “lindjen” e ikonës së popit. Ajo u shfaq me një stil tjetër duke inspiruar shumë vajza.

Në 2019. Ajo kishte ngjyrosur flokët e zeza duke perfeksionizuar dukjen me balluke, duke i dhënë pamje elegante Kleopatrës.

Po ashtu në të njëjtin vit eksperimentoj me dukjen duke hequr dorë nga ngjyra e zezë dhe i bëri fijet bionde platin.

Më 2020 bëri ngjyrën e flokëve me dy ku shkëlqeu në ndarjen e çmimeve Grammy.

Në 2021 e riktheu ngjyrën e saj duke e shndërruar në një nuancë edhe më të errët.

Në 2022 glami i saj nuk ishte dukur asnjëherë më mirë. Ajo u kujdes të ketë pamje elegante ku dukej për mrekulli në tapetin e kuq./Indeksonline/