75 Mall Live Search
20:42 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / B O

Evropa bëhet vendi i parë në botë për numrin e lartë të vdekjeve nga Covid-19

Evropa është bërë sot vendi i parë në botë që regjistroi më shumë se gjysmë milioni vdekje nga Covid-19, sipas AFP-së, që bazohet në raportet e siguruara nga autoritetet shëndetësore.

Në 52 vendet dhe territoret e rajonit evropian ka të paktën 500,069 vdekje dhe mbi 23 milionë të infektuar.

477.404 viktima janë regjistruar në Amerikën Latine dhe Karaibe, 321.287 në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, 208.149 në Azi, 85.895 në Lindjen e Mesme dhe 57.423 në Afrikë.