23:00 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Evropa është e Anglisë, LIVERPOOL-TOTTENHAM me 1 qershor në Madrid

Tottenham ka kaluar në finale të Ligës së kampionëve pasi ka mposhtur Ajaxin me rezultat 3-2 në një ndeshje të çmendur.

Heroi i kësaj ndeshje ishte Lucas i cili shënoi hetrik për ta dërguar skuadrën e tij në finale.

Ajax kaluan të parët në epërsi me golin e Mthijas de ligt në minutën e pestë të ndeshjes.

Rezultatin e dyfishoi Hakim Ziyech në minutën e 35-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Instruksionet në pushim të Pochetinos dhanë frytet e veta dhe Tottenham ka shkruar historinë.

Spurs arritën të barazojnë rezultatin me anë të Lucas i cili realizoi të dy golat.

Braziliani shënoi në minutën e 55-të për të hapur sfidën dhe arriti të barazoj katër minuta më vonë.

Lucas golin e fitores e realizoi në minutën e gjashtë shtesë duke i dhënë goditje të madhe Ajaxit.

Tottenham në finale do të takohet me Liverpoolin që mbrëmë eliminoi Barcelonën. Finalja e madhe luhet me 1 qershor në stadiumin e Atletico Madrid, Wanda Metropolitano. /IndeksOnline/