Evropa me mot të ngjashëm të vitit 2003, ku u shkaktuan rreth 70 mijë viktima
Parashikuesit e motit kanë paralajmëruar se nxehtësia vetëm sa po shkon e rritet.
Temperaturat e lartë afrikane tashmë kanë goditur edhe Evropën.
Rritja e temperaturave është me aq intensitet të lartë saqë mund të paraqesin ‘kërcënime për jetë’.

Ekspertët thonë se vala e nxehtësisë po shkaktohet nga një gjilpërë e gjerë 2000 milje e ajrit të nxehtë, që hidhet mbi Afrikën nga një rrjedhë jashtëzakonisht e fortë.
Së fundi nga kjo nxehtësi po goditet edhe Britania e Madhe. Nga Shëndeti Publik në Angli është lëshuar një alarm për kujdes nga ngrohja duke porosit të moshuarit dhe fëmijët që të qëndrojnë sa më larg diellit, transmeton Indeksonline.
Meteorologët kanë parashikuar që Franca do të përjetojnë nxehtësinë më të madhe me temperatura deri në 45 gradë celsius, duke e shënuar qershorin më të ngrohtë ndër vite.
Pjesa veriore e Francës do të jetë më e dëmtuara, duke përfshirë Parisin, ku edhe po zhvillohen ndeshjet në kupën botërore të femrave.

Organizatat bamirëse janë duke u ndihmuar të pastrehëve që t’i largojnë nga rrugët dhe t’u ofrojnë sa më shumë ujë.
Temperaturat e tjera në Spanjën veri-lindore dhe Itali do të arrijnë deri në 40 gradë celcius.
Shkencëtari klimës në Universitetin Potsdam ka paralajmëruar një vala të nxehtë evropiane të ngjashme me atë të vitit 2003.
“Vala e nxehtësisë evropiane e vitit 2003 ka shkaktuar rreth 70 mijë viktima. Vera e nxehtë e viti ttë kaluar në Gjermani ka shkaktuar 1 mijë vdekje”, shkroi ai.
Përpos Francës, meteorologët presin që ngritje të temperaturave të ketë edhe në Gjermani, Zvicër dhe Belgjikë./Indeksonline/



