17:07 / E Diele, 15 Tetor 2017 / indeksADMonline

Evropa në fillim të javës pritet të goditet nga uragani “Ofelia”

Për herë të parë që nga viti 1961


“Ofelia” është uragani i dhjetë që u formua këtë stinor mbi Atlantik, pasi që stuhia tropikë gjatë javës u forcua në uragan të kategorisë së parë, njoftoi shërbimi meteorologjik i Britanisë. M

e këtë u barazua rekordi gati 100 vjeçar dhe kjo dukuri deri me tani ka ndodhur tri herë, në vitet 1878, 1886 dhe 1893, njoftuan meteorologët.

Meteorologët tërhoqën vërejtjen se uragani në fillim të javës do të arrijë brigjet perëndimore të Britanisë, ndërsa të martën pritet ti afrohet brigjeve të Irlandës, përcjell rtv21.tv

Goditjet më të fuqishme të stuhisë priten në pjesët veriore dhe perëndimore të Britanisë, ndërsa shpejtësia e erës pritet të arrijë shpejtësinë prej 130 kilometra në orë.

Ofelia pritet të mbetet uragan i kategorisë së parë gjatë ditës së sotme, kur pritet të kaloi në perëndim të Portugalisë, ndërsa nesër pritet të lëvizë drejtë Britanisë./21Media