Evropianët të interesuar për ta vizituar Kosovën, destinacioni i radhës- Prizreni
Rajoni italian Emilia-Romagna është vendi më i mirë për t’i vizituar në Evropë për vitin 2018, sipas një udhëzuesi prestigjioz të udhëtimit.
Lonely Planet’s Best në Evropë hartohet çdo vit nga ekspertët evropian të kompanisë së udhëtimit për të zbuluar zgjedhjen e destinacioneve më emocionuese për të vizituar anembanë kontinentit.
Ekspertët thonë se lista e këtij viti synon të frymëzojë udhëtarët për të zbuluar disa nga rajonet më të mira, pushimet alternative të qytetit, dhe për të gjuajtur “lojen” përtej pikave më të nxehta turistike të Evropës”.
Në këtë listë rreshtohet edhe Kosova, me qytetin e saj të bukur, Prizrenin.
Prizreni është i katërti me radhë në këtë listë që duhet vizituar në këtë vit.
Sipas përshkrimit, Prizreni ka çdarë t’iu ofrojë vizitorëve të saj.
“Një hyrje e papritur në këtë listë, në vendin e katërt është shteti i sapo krijuar i Kosovës. Ekspertët thonë se ajo mburret me shtigje dramatike, historinë e epokës osmane dhe me një skenë kulturore në rritje”, shkruan DailyMail, duke cituar Lonely-Planet./Indeksonline/