Evropiani U-17 fillon në Tiranë, finalja në Beograd

Ndeshja hapëse e kampionatit evropian U21, në vitin 2027, do të zhvillohet në Tiranë.
Finalja e këtij kampionati të bashkorganizuar nga Serbia dhe Shqipëria, do të mbahet në Beograd.
Sipas gazetarit sportiv, Arlind Sadiku, UEFA kishte planifikuar të zyrtarizonte vendimin dje, por Komiteti Ekzekutiv e ka shtyrë për 4 shkurt 2025.
Ai thotë se arsyet nuk janë bërë të ditura.
Përpos Tiranës dhe Beogradit, ndeshjet do të luhen edhe në Leskovc, Loznicë dhe Zajeçar.