14:13 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

EX FIS LANSON APLIKACIONIN PËR VOZITËSIT

Ex Fis, kompania më e besueshme në Kosovë me kualitetin më të lartë të derivateve ka lansuar aplikacionin e derivateve të naftës për vozitësit.

Aplikacioni EXFIS është në dispozicion për klientët që kanë kartela si dhe për klientët e rinj të cilët me hapjen e llogarisë do të pajisen me kartelë elektronike E-CARD.

Aplikacioni përdor teknologjinë revolucionare botërore me të cilën aktivizohet dispenseri (pompa) e derivateve përmes telefonit duke skenuar kodin QR, kështu duke eliminuar nevojën e mbajtjes së kartelës fizike.

Aplikacioni ka një sërë solucionesh që janë të dizajnuara për të lehtësuar vozitjen si dhe media të ndryshme të cilat janë kuruar ashtu që shfrytëzuesit do të kenë një seleksion të personalizuar dhe lehtë të klikueshëm.  Ndër opsionet e shumta veçohen:

Transaksionet – Përmbledhje e të gjitha furnizimeve dhe kursimeve të derivateve në mënyrë që shumë lehtë të keni informata të sakta për shpenzimet e juaja mujore të derivateve.

Moti – Në çdo kohë do të keni informata të sakta për motin aktual dhe parashikimin në lokacionin tuaj.

Info përrrugë – Informata të përditësuara nga Policia e Kosovës përgjendjen e rrugëve të Kosovës, pritjet në pikat kufitare, kontakte për asistencë në rrugë, linjat e autobusëve, linjat e aeroplanëve në Prishtinë, Shkup e Tiranë e shumë informata tjera. Po ashtu, përmes aplikacionit mund të kontrolloni a keni ndonjë gjobë të trafikut të pa paguar.

Maps – Hartat e pikavetë Ex Fis me “Google Maps”, ku jepen edhe informata të çmimeve ditore të derivateve dhe kontaktet e secilës pikë.

Forumi – Vendiku të gjithë anëtaret do të mund të kontribuojnë në njëbisedë për temat aktuale në Kosovë, me rregulla familjare të shkrimeve.

Media – Seleksioni PORTALEVE, TELEVIZIONEVE dhe RADIOVE eminente nga Kosova e rajoni shumë lehtë të klikueshme. Po ashtu, në dispozicion është vënë “Wikipedia Shqip” ku ju përmes aplikacionit do të keni qasje në enciklopedinë më të madhe botërore në gjuhën shqipe.

Aplikacioni me të gjitha këto shërbime është pa pagesë për klientët Ex Fis.

AplikacioninpëriOSdhe Android mund ta shkarkoni në: 

https://exfis.com/sq/landingalbanian

Ex Fis përveç pikave në gjithë Kosovën, ka edhe pikën e shitjes së derivateve me pakicë në KAMPIN AMERIKAN BONDSTEEL, si dhe bënë furnizimin e aeroplanëve në Aeroportin e Prishtinës, Aeroportin e Shkupit dhe atë të Ohrit.