“Exheli” i Barcelonës nënshkruan marrëveshje me Liverpoolin
Pas suksesit në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, Liverpool po përgatitet për sezonin e ri.
Kampionët e Evropës kanë arritur marrëveshje për të zgjatur kontratën me sulmuesin Divok Origi, shkruan Indeksonline.

Ai u bashkua me Liverpoolin në vitin 2014 nga Lille dhe që atëherë ka shënuar 28 gola në 98 paraqitje.
Origi do të mbahet mend për dy golëshin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës. /IndeksOnline/