75 Mall Live Search
19:07 / E Diele, 09 Shkurt 2025 / MSH

Exit Poll-i i UBO-së: Kaq ulëse merr në Kuvend secila parti

RTV Dukagjini në bashkëpunim me UBO- Consulting ka publikuar një EXIT POLL pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Të dhënat e prezantuara në RTV Dukagjini thonë se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 40,3%. PDK 21,4, %, LDK 19,3 %, AAK 7,2%.

Sipas këtyre statistikave, subjektet politike pritet të kenë kaq ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës:

LVV – 46 ulëse; PDK – 24 ulëse; LDK – 22 ulëse; AAK-NISMA – 8 ulëse; Të tjerat – 20 ulëse.