75 Mall Live Search
19:17 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / OSH

EXIT POLL i PIPOS: Kaq do të kenë ulëse në Kuvendin e Kosovës partitë politike

Instituti PIPOS ka publikuar të dhënat nga sondazhi i kryer sot.

Sipas këtij instituti Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 41.8 përqind, PDK me 16.5 përqind, LDK 15.2 përqind, AAK 7.2 përqind dhe Nisma 2.6 përqind.

Sipas kësaj përqindje, PIPOS ka nxjerr edhe numrin e ulëseve që do ta kenë partitë politike. Është LVV që do të ketë 52 ulëse, PDK 20 ulëse, LDK 19 ulëse, AAK nëntë ulëse dhe komunitetet 20 ulëse.