Exit Polli i UBO Consulting e nxjerrë fitues Bedri Hamzën pa baltoazh

Sot, në gjithë vendin janë mbajtur zgjedhjet komunale. Tanimë ka përfunduar edhe koha kur qytetarët kanë mundur t’i drejtohen kutive të votimit.
Pothuajse të gjitha qendrat e votimeve në nivel vendi janë mbyllur.
Në anën tjetër, Kompania UBO Consulting ka publikuar një exit poll në RTV Dukagjini për komunën e Mitrovicës
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës ka fituar zgjedhjet pa balotazh, me 53% të votave.
Në anën tjetër, Agim Bahitri i VV-së ka marrë 34.50%