75 Mall Live Search
19:12 / E Diele, 17 Tetor 2021 / LB

Exit Polli i UBO Consulting në Prizren/ Këta dy kandidatë shkojnë në balotazh

Sot, në gjithë vendin janë mbajtur zgjedhjet komunale. Tanimë ka përfunduar edhe koha kur qytetarët kanë mundur t’i drejtohen kutive të votimit.

Pothuajse të gjitha qendrat e votimeve në nivel vendi janë mbyllur.

Në anën tjetër, Kompania UBO Consulting ka publikuar një exit poll në RTV Dukagjini për komunën e Prizrenit.

Kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit Mytaher Haskuka ka fituar, 38.90%.

Në anën tjetër, Shaqir Totaj i PDK-së ka fituar 29.70%.