Ezgjan Alioski s’ka kontratë me Leedsin, gati oferta nga klubi turk

Futbollisti shqiptar që përfaqëson Kombëtaren e Maqedonisë, Ezgjan Alioski s’ka kontratë me klubin nga Premierliga Leeds United.
Alioskit i mbaroi kontrata me Leedsin gjatë ditës së djeshme (1 korrik), shkruan IndeksOnline
Transfer çalışmalarını sürdüren Trabzonspor, Makedon sol bek Ezgjan Alioski son bir teklif daha yaptı. @yunusemresel pic.twitter.com/hAh3tZQdCt
— Sabah Spor (@sabahspor1) July 2, 2021
Mbrojtësi anësor që luan edhe në pozitat tjera, ka marrë ofertë nga skuadra turke, Trabzonspor.
Mediat në Turqi raportojnë se Trabzonspor ka bërë ofertën e dytë në drejtim të futbollistit, pasi ajo e para ishte refuzuar.
Vlera e Alioskit sipas sajtit ‘Transfermarkt’ shkon deri në 5 milionë euro./IndeksOnline/