FA-ja ka refuzuar apelimin e Tottenhamit kundër dënimit të Rodrigo Bentancurit

Federata Angleze e Futbollit (FA) e ka hedhur poshtë apelin e Tottenhamit për Rodrigo Bentancur rreth fjalëve raciste ndaj Son Heung-min .
Bentancur, ishte dënuar me 7 ndeshje moslojë shkaku i këtyre fjalëve dhe Tottenhami kishin shpresuar se do të ishin në gjendje ta kthenin mesfushorin më shpejt mes një orari kaotik festiv.
Tottenham LOSE appeal over Rodrigo Bentancur’s seven-game FA ban for ‘racial slur’ about Son Heung-min – with midfielder to miss two key crunch matches https://t.co/VlyHqeyovZ
— Mail Sport (@MailSport) December 17, 2024
Uruguajani, do të humbasë ndeshjet kundër Manchester Unitedit dhe Liverpoolit, mirëpo lojtari pritet të kthehet në ndeshjen ndaj Nottingham Forestit.
Bentancur, këtë sezon ka bërë 17 paraqitje dhe ka shënuar vetëm 1 gol në të gjitha garat./IndeksOnline/