FA-ja mund të rrisë dënimin për portierin e Millwallit pas asaj ndërhyrje horror në FA Cup

Ndeshja e FA Cup mes Millwallit dhe Crystal Palacet ka marrë vëmendje kohët e fundit.
E gjithë kjo vjen pas ndërhyrjes horror të portierit të Millwallit, Liam Roberts ndaj sulmuesit Jean-Philippe Mateta.
Veprimi i pamatur i portierit rezultoi që Mateta të pësonte një plagë të konsiderueshme që kërkonte 25 qepje.
Federata angleze (FA), ka lëshuar një deklaratë rreth kësaj çështjeje.
“FA-ja ka paraqitur një kërkesë për të rritur sanksionin e Liam Robertsit pas përjashtimit të tij në ndeshjen e Kupës FA midis Millwallit dhe Crystal Palacet të shtunën, 1 mars.
Portieri u përjashtua nga loja për “faull” të rëndë rreth minutës së 6-të. FA-ja pretendon se në këto rrethana dënimi standard për këtë vepër është qartësisht i pamjaftueshëm.
Liam Roberts ka kohë deri të enjten, 6 mars, për të dhënë një përgjigje”, deklaroi FA-ja.
Ndeshja e përmendur mes Millwallit dhe Crystal Palacet u përfundua me rezultat 3-1 në favor të Palacet, të cilët kanë arritur fazën e çerekfinales./IndeksOnline/