17:22 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

FA vendosë pas incidentit mes Mourinhos dhe Iannit

Federata e Futbollit të Anglisë ka hapur procedurë disiplinore ndaj ndihmësit të dytë të Maurizio Sarrit, Marco Ianni pas incidentit me Jose Mourinhon.

Gjithashtu, edhe trajneri i Manchester Unitedit është paralajmëruar për ”përgjegjësitë” e tij në zonën teknike.

FA e ka bërë të qartë se nuk është e lumtur me reagimin e Mourinhos në këtë incident, të raportuar nga gjyqtari, Mike Dean, transmeton IndeksOnline.

Ianni, pjesë e stafit teknik të Maurizio Sarrit, pritet të gjobitet, paralajmërohet ose edhe mund të pezullohet.

Sarri reagoi shpejt për të kërkuar falje pas sjelljeve të Iannit, i cili provokoi Mourinhon duke festuar para tij pas golit të barazimit të shënuar nga Ross Barkley.

Ianni ka mundësi të përgjigjet deri të enjten, derisa Chelsea gjithashtu është duke e konsideruar rastin./IndeksOnline/