Fabian Schar i tronditur nga reagimet e tifozëve kundër Granit Xhakës
Fabian Schar e ka shprehur haptazi përkrahjen e tij ndaj kosovarit, Granit Xhakës kjo pasi që futbollisti është duke u kritikuar shumë ashpër nga tifozët e Arsenalit.
Schar insiston që Xhaka ka dhënë gjithçka për Arsenalin deri sa ai filloi të ofendohet nga tifozët, mbrojtësi i Newcastle ishte i tronditur për atë se çfarë i kishte ndodhur Xhakës.
“Kam luajtur me të për vite dhe e di se si ai është ai si person, ai po bën gjithçka për Arsenalin, kjo është arsyeja pse është kapiten. Ai është një djalë shumë i mirë dhe njerëzit nuk po e shohin këtë”, tha Fabian Schar./Indeksonline/.