09:39 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Fabinho merr përgjegjësinë për ta gjuajtur penalltinë dhe ndodhë e papritura (Video)

Përforcimi i ri i Liverpoolit, Fabinho shkoi nga një ”maestro” i penalltive në një ”humbës” i tyre në ”Anfield” mbrëmë.

Mesfushori që Liverpoolit i kushtoi 44 milionë funte, i shënoi të gjitha nga 16 penalltitë e tij për kluin paraprak, Monaco, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, ai dështoi dje në minutat e parë të ndeshjes në miqësoren ndaj Torinos.

Fatmirsisht për 24-vjeçarin, huqja e tij menjëherë e inspiroi bashkëkombasin e tij, Roberto Firmino të shënojë.

Fabinho, megjithatë, arriti në Liverpool si ”mbret” i penalltive.

Dhe trajneri, Jurgen Klopp shpreson që Fabinho të mos e humbasë vetëbesimin e tij pas kësaj huqje./IndeksOnline/