75 Mall Live Search
08:52 / E Diele, 16 Korrik 2023 / Gj. Sh

Fabinho pranë firmës me Al-Ittihad, Liverpool gjen pasuesin e tij te Benfica

Liverpool po vijon punën në merkato dhe fokusi mbetet te revolucioni në mesfushë.

Gjatë kësaj jave, mund të vijë edhe lamtumira e Fabinho-s, për të cilin ka mbërritur një ofertë prej 46 milionë euro nga Al-Ittihad dhe palët janë në bisedime e sipër.

Por, kjo ofertë nuk i gjen drejtuesit e “The Reds” të papërgatitur, pasi këta të fundit e kanë gati pasuesin e brazilianit.

Po flasim për Florentino Luis, i cili aktulaisht luan te Benfica dhe është në krye të listës së dëshirave të klubit anglez dhe jo vetëm, pasi ai pëlqehet edhe nga trajneri Klopp.

23-vjeçari portugez ka provuar edhe dy huazime gjatë karrierës së tij, te Monaco dhe Getafe, ndërsa edicionin e kaluar ai ishte një pikë e rëndësishme në mesfushën e “shqiponjave” duke koleksionuar 54 ndeshje.

Benfica është në pritje të ofertës dhe e vlerëson 25 milionë euro, ndërkohë që kontrata e tij skadon në verën e vitit 2027.