Fabinho zëvendësohet nga ky futbollist në Kombëtaren e Brazilit

Mesfushori i Liverpoolit, Fabinho ka pësuar një lëndim të rëndë ndaj Midtjylland në takimin e fazë së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Kështu, edhe skuadra e Brazilit e ka konfirmuar se Fabinho është jashtë skuadrës së tyre për kualifikimet e Kupës së Botës, dhe në vend të tij do të jetë Allan i Evertonit, shkruan IndeksOnline
Fabinho pritet të mungojë gjatë, pasi ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë.