10:48 / E Hënë, 01 Mars 2021 / Blerim

Fabio Capello tregon se kush është mesfushori më i mirë momental në botë

Trajneri i madh italian, Fabio Capello, ka lavdëruar mesfushorin e Interit, Nicolo Barella për lojën e tij që po e bën.

Barella është duke kaluar në të jashtëzakonshme, ku edhe është bërë njeriu kyç në mesfushën e Interit.

Capello, mendon se ai është njëri nga futbollistët më të mirë në Evropë për momentin.

“Conte këtë vit ka në skuadër një nga mesfushorët më të mirë në Evropë, Nicola Barellan, pa dyshim”, tha ai.

“Ka vrapime të mira, vizion të lojës, kur shkon të krosojë me këmbën e djathtë, gjithmonë e dërgon topin në vendin e duhur”, shtoi ai.

“Barella është tejet i saktë, ka një kualitet superior duke pasur të njejtën cilësi të vrapimit dhe të rikuperimit të topit”, përfundoi Fabio Capello.