Fabio Grosso emërohet trajner te Brescia
Vetëm dy ditë pasi Brescia e shkarkoi Eugenio Corinin, ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Ai është italiani Fabio Grosso.
Edicionin e kaluar 41 vjeçari e drejtoi skuadrën e Hellas Veronës.
Karrierën e tij si trajner e ka filluar te juniorët e Juventusit ku qëndroi 3 vite, e pastaj për një vit punoi edhe te Bari.
Grosso ka filluar menjëherë detyrën si trajner i Brescias duke mbajtur stërvitjen e parë sot.
Aktualisht, Brescia është në vendin e parafundit në Serie A me 7 pikë.
/Indeksonline/