Fabregas e bën Mërgim Vojvodën zëvëndës-kapiten te Como

Skuadra italiane, Como ka zgjedhur kapitenët e ri të skuadrës.
Përbërja e re do të jetë me Lucas da Cunha që do të jetë kapiteni kryesor dhe 3 zëvëndës kapiten.
E veçanta e kësaj është se njëri nga zëvëndës-kapitenët është ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ku do të jetë përkrah yjeve si Alvaro Morata dhe Sergi Roberto.
Kjo e tregon besueshmërinë që Fabregas ka në kosovarin, ku në vetëm 8 muajt e tij te skuadra italiane ka arritur të konsolidojë pozitën e tij në formacionin startues./IndeksOnline/