75 Mall Live Search
15:34 / E Premte, 17 Maj 2024 / G T

Fabregas e mban premtimin, i çon lojtarët e Como-s në Ibiza

Skuadra e Comos para disa dite siguroi ngritjen në Serie A pas disa viteve.

Në zhveshtore, Cesc Fabregas legjenda e futbollit spanjoll i tha lojtarëve që do t’i çojë në Ibiza pas këtij suksesi, shkruan Indeksonline

Dhe pikërisht ashtu ndodhi. Lojtarët e klubit italian sot janë nisur për në Ibiza, për t’i kaluar disa ditë pushimi.

Kujtojmë që Fabregas në këtë skuadër e mbylli aventurën si futbollist. Më pas u bë asistent trajner dhe dërgoi ekipin drejt ngritjes në elitën e futbollit italian.

Në skuadrën e Comos si aksionar është edhe legjenda e futbollit francez, Thierry Henry./Indeksonline/