Fabregas flet pas vdekjes së Reyes: Nuk mund të zgjohesha në mënyrë më të tmerrshme
Gjatë ditës së sotshme u kumtua lajmi i kobshëm që futbollisti i njohur, Jose Antonio Reyes ka ndërruar jetë në një aksident trafiku.
Vdekja e tij e ka pikëlluar shokun e tij dhe bashkëvendësin, Cesc Fabregas, transmeton Indeksonline.
Përmes një postimi në Facebook, ai shkruar disa fjalë për Reyesin.
“Shoku im i parë në botën e futbollit profesionist, shoku im i dhomës, i cili gjithmonë dëshironte të flinte me kondicionerin në -10 gradë celsius. Një djalosh modest i cili ka gjithmonë ka buzëqeshur , futbollist i mrekullueshëm dhe person fantastik. Nuk mund të zgjohesha në mënyrë më të keqe . Nuk do ta harrojë kurrë kur ju dhe familja juaj më morët në shtëpi në Krishtlindjet e para në Angli kur unë isha vetëm dhe vetëm 16 vjeç. Nuk do të harroj kurrë ndeshjet tona të tenisit në palestër para dhe pas stërvitjeve. Lidhja jonë në fushë po ashtu speciale, gjithmonë ishte e lehtë të gjeja mes vijave që t’i ta bësh diferencën. Gjithmonë e kam thënë ti ke qenë një nga talentet më të mëdhenj në futboll dhe nuk jam gabim. Dy ditë më parë po flisja për ty në një intervistë, ndoshta ishte një shenjë, kush e di, të kujtoj ty shoku im. Unë nuk do të harroj kurrë , ne nuk do të harrojmë kurrë. Gjithmonë në zemrat tona. Prehu në paqe Jose Antonio Reyes. Të dua shumë.”, ka shkruar Fabregas./Indeksonline/
