75 Mall Live Search
17:06 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Fabregas injoron Guardiolën, këta janë dy trajnerët më të mirë sipas tij

Arsene Wenger dhe Jose Mourinho janë këta të dy trajnerët më të mirë që Cesc Fabregas ka patur në karrierën e tij. Këtë e ka zbuluar vetë mesfushori, i cili luan aktualisht në Ligue 1 me Monaco.

Në karrierën e tij të gjatë si profesionist, spanjolli ka patur mundësinë të njohë trajnerë të ndryshëm mes të cilave edhe Pep Guarrdiola-n, por ai ka zgjedhur trajnerët që ka patur në kohën e Arsenalit dhe Chelseas, duke i dhënë jetë një derbi interesant londinez.

Kam patur sigurisht trajnerët më të mirë në botë. Nuk do të dija kë të zgjidhja”, ka thënë Fabregas në një lidhje direkte në Instagram. “Por nëse duhet të përmend dy emra, atëherë them Arsene Wenger dhe Jose Mourinho”.

Gjatë karrierës së tij në Premier League, Fabregas ka fituar shumë, duke luajtur 306 ndeshje me Topçinjtë dhe 198 me Blutë. Por fitoret më të mëdha i ka arritur me Barcelonën nga 2010-ta.

Ai ka luajtur 151 ndeshje me katalanasit, duke fituar gjashtë trofe në tre sezone. Pavarësisht nga kjo, zemra e tij mbetet në Premier League. /IndeksOnline/