Fabregas mesazh Real Madridit: Nëse largoni Benzeman, merreni Harry Kane

Cesc Fabregas edhe pse dikur ishte rival i Real Madridit, gjatë një interviste ia ka treguar klubit madrilen se cilin sulmues duhet ta transferojnë në rast se largojnë Karim Benzeman.
Sulmuesi francez pati disa paraqitje të mira në Kampionatin Europian EURO20 me Kombëtaren e ‘Gjelave’, shkruan IndeksOnline
Sipas futbollistit të njohur spanjoll, në rast se Benzema largohet nga Real Madrid apo fillon të lodhet – si zëvendësues ideal i tij duhet të jetë Harry Kane.
Harry Kane is 'the perfect replacement for Karim Benzema at Real Madrid', insists Cesc Fabregas https://t.co/55DqIWi5ZX
— MailOnline Sport (@MailSport) July 1, 2021
“Benzema tregoi se ai po luan mirë edhe në Kampionatin Europian, por unë mendoj se Kane është i aftë ta zëvendësoj atë në Real Madrid. Presioni në Madrid dhe Barcelonë nuk është diçka që të gjithë lojtarët mund të përballen. Por nëse Benzema ndonjëherë largohet, atëherë Kane do të ishte zëvendësuesi i duhur”, ka thënë Fabregas
Për sulmuesin anglez, ish-lojtari i Chelseat ka vetëm fjalë të mira. Ai mendon se Kane është një nga sulmuesit më të mirë në botë.
“Pa e njohur shumë, ai ka një mentalitet të mirë. Jose Mourinho gjithmonë flet mirë për të”, vazhdoi tutje Fabregas
/IndeksOnline/