13:02 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Fabregas mohon kalimin në Serie A

Ylli i Chelseas shuan spekulimet që e lidhin atë me një largim drejt skuadrave italiane.

Cesc Fabregas ka zbuluar se ende nuk ka biseduar me asnjë klub, duke shuar spekulimet që e kanë lidhur atë me një largim nga Stamford Bridge.

Fabregas nuk ishte në planet e Sarrit këtë sezon, i cili ka vendosur Ross Barkley si startues para Fabregas.

“Nuk kam biseduar me askënd, nëse nuk kam për ta nënshkruar rinovimin në janar unë mund të pajtohem që të largohem në drejtim të ndonjë skuadre tjetër”, u shpreh spanjolli, pas ndeshjës së Chelseas kundër PAOK në Europa Ligë. /IndeksOnline/