Fabregas nuk largohet nga Como, sezonin e ardhshëm ka 100 milionë euro për t’i shpenzuar!

Trajneri spanjoll, Cesc Fabregas, nuk e ka ndërmend të largohet nga Como, pas suksesit që pati gjatë këtij sezoni në Serien A.
Como zyrtarisht ka siguruar mbijetesën, duke treguar paraqitje fantastike gjatë këtij sezoni aktual, shkruan Indeksonline.
Edhe pse skuadrat e mëdha europiane ia kanë vendosur syrin trajnerit Fabregas, ky i fundit nuk e ka ndërmend të largohet.

Kjo, pasi sezonin e ardhshëm po planifikohet një shpenzim deri në 100 milionë euro për lojtarë të rinj.
Me këto transferime, Fabregas dhe Como do të synojnë kualifikimin në garat e UEFA-s sezonin e ardhshëm.
Sipas sajtit “Transfermarkt”, vlera e Comos është 176 milionë euro, duke përfshirë këtu disa lojtarë të njohur, si: Dele Alli, Alberto Moreno, Pepe Reina, Sergi Roberto dhe Nico Paz./Indeksonline/