75 Mall Live Search
15:16 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Fabregas: Reali më kërkoi dy herë

Mesfushori i Monakos, Cesc Fabregas, ka zbuluar se Real Madridi u përpoq ta nënshkruante dy herë në karrierën e tij.

Ish-lojtari i Arsenalit, Chelsea dhe Barcelona, ​​Fabregasi, ka fituar shumë herë Premier Leaguen dhe gjithashtu ka fituar shumë herë La Liga. Përveç kësaj, mesfushori ka fituar edhe Kupën e Botës dhe Euron.

Në një intervistë të kohës së fundit që ia dha AS-it në Spanjë, Fabregasi zbuloi se Los Blancos iu afrua jo një herë, por dy herë.

Ai tha: “Unë kisha kontakte me Perezin dhe Calderonin për t’u transferuar te Real Madridi. Ata më thirrën më shumë se një herë ose dy herë. Kur ata e bënë atë për herë të parë isha shumë i ri, isha 18 vjeç dhe ata më ofruan një rrogë shumë të rëndësishme, por u ndjeva i identifikuar në Arsenal.

“Unë nuk mund të largohesha. Por gjithmonë do të jem mirënjohës ndaj Madridit për mënyrën sesi më trajtuan. Në 23 u lëndova dhe ata më dërguan një letër shumë të bukur. Më pëlqen interesimi, por pata ëndrrën të luaja në Barcelona dhe shkoi mirë ”, u shpreh Fabregasi./Indeksonnline/