18:55 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / AR

Fabrika e një prej birrave më të vjetra në botë viziton restorantin e kosovarit në Gjermani, surprizohet nga ushqimi mahnitës

Brauerei Rittmayer njihet si njëra nga birrat më të vjetra në botë. Tradita e prodhimit të birrës gjermane daton që nga viti 1422. Ajo vazhdon të jetë e kërkuar mjaft në Gjermani dhe shquhet për cilësinë që ka.

Krerët e saj së fundi kanë vizituar restorantin e një kosovari që servon birrën e famshme në restorant.”Pizzeria & Eiscafé Elida Frensdorf” që ka pronar kosovarin Artan Osmanaj ka mahnitur përfaqësuesit e birrës së vjetër 600 vjeçare.

No description available.

Në postimin e faqes zyrtare të birrës “Brauerei rittmayer” jepen lëvdata të mëdha për ushqimin e servuar në restorantin e kosovarit.

No description available.

“Turneu ynë i gastronomisë na çoi në picerinë dhe dyqanin e akullores Elida Frensdorf. Toni kishte salcë të shijshme me proshutë/krem tagliatelle dhe një oktapod të pjekur në skarë me perime nga menyja e ditës. Për ëmbëlsirë kishte pana me salcë luleshtrydhe” thuhet ndër të tjera në përshkrimin e “Brauerei Rittmayer”, për ushqimin e servuar nga një kosovar./Indeksonline/

No description available.