75 Mall Live Search
22:57 / E Hënë, 19 Korrik 2021 / OSH

Fabrizio Romano jep lajmin e keq për tifozët e Real Madridit: “ Nuk do të blihet Kounde edhe nëse shitet Varane”

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka dhënë një lajm të keq për tifozët e Real Madridit.

Romano raporton që Real Madridi nuk janë të interesuar për ta blerë mbrojtësin francez të Sevillas, Kounde, transmeton Indeksonline.

Tutje, ai raporton që “Mbretërit” nuk do të tentojnë ta blejnë francezin edhe nëse largohet Raphael Varane.

Varane me shumë gjasë pritet të transferohet tek ekipi i Manchester United./Indeksonline/