75 Mall Live Search
21:14 / E Hënë, 12 Prill 2021 / OSH

Fabrizio Romano jep lajmin e madh për të ardhmen e Neymar

E ardhmja e Neymar Junior është ende e paqartë. Largimi nga PSG është i mundshëm.

Por, gazetari i njohur, Fabrizio Romano përmes burimeve të tij ka mësuar që Neymar do të qëndroj në PSG dhe do të nënshkruaj kontratë të re, transmeton Indeksonline.

“Neymar pritet që shumë shpejt të nënshkruaj kontratë të re me PSG deri në qershor të vitit 2026. Në kontratë është përfshirë edhe një bonus i madh në rast se fitohet Liga e Kampionëve. Bashkëpunëtorët e tij sapo thanë për France Football: Neymar dëshiron të qëndrojë në PSG. Ai e sheh që klubi po rritet. Atij i pëlqen projekti”, ka shkruar Romano.

Javët e fundit është përhapur një lajm se Neymar do rikthimin tek Barcelona./Indeksonline/