75 Mall Live Search
14:48 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

“FaceApp”, që e përdorën shumica e kosovarëve, rrezikon t’ua marrë të dhënat në telefon?

 “FaceApp” është aplikacioni i ri në telefon që u bë trend edhe në Republikën e Kosovës.

Mirëpo, ky program, sipas revistës së njohur “Forbes”, është i prodhuar nga Rusia dhe rrezikon privatësinë e çdo telefoni.

“FaceApp” nuk e fotografon vetëm fytyrën tuaj por i njëjti i merr të dhënat tuaja dhe të ato i dërgon në Rusi për disa projekte të neveritshme”, thuhet në shkrimin e kësaj reviste.

Më shumë se 80 milionë përdorues aktivë kanë instaluar FaceApp.

Aplikacioni përdor inteligjencë artificiale për të krijuar një pasqyrim të asaj që mund të dukeni disa dekada më i vjetër.

Një grup në Twitter kanë krijuar panik dhe kanë paralajmëruar se aplikacioni mund t’i merr të gjitha fotot nga telefoni yt dhe t’i ngarkonte në serverat e tij pa ndonjë leje të qartë nga përdoruesi. /Indeksonline/