12:47 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Facebook dhe Instagram e përjashtojnë nga rrjetet këtë grup esktrem

Grupi ekstrem i djathtë Proud Boys dhe themeluesi i saj Gavin McInnes janë ndaluar nga Facebook dhe Instagram. Grupi ekstremist që vepron në Amerikë, Australi e Kanada ka shpërndarë mesazhe dhe gjuhë urrejtëse, duke bërë që këto dy rrjete t’i bllokojnë ata.

“Ekipi ynë vazhdon të studiojë trendet në urrejtjen e organizuar dhe gjuhën e urrejtjes dhe punon me partnerët për të kuptuar më mirë organizatat e urrejtjes. Ne i ndalojmë këto organizata dhe individë nga platformat tona” thuhet në njoftimin e Facebook.

Më parë këtë grup e kishte bllokuar edhe Twitter. Proud Boys u themelua në vitin 2016 me kryesuesin e VICE, McInnes në krye, ndërsa shquhen për mesazhet dhe gjuhën e tyre urrejtëse./Indeksonline/