19:09 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Facebook e di ku je, edhe nëse e ke të fikur ‘location’

Facebook e ka bërë gati të pamundur që përdoruesit që të shmangin gjetjen e vendndodhjes së tyre.

Një raport i ri ka zbuluar se edhe nëse përdoruesit fikin ndjekjen e vendndodhjeve në Facebook, firma ende do të përdorë adresën e tyre IP, si dhe informacione të tjera si check-in e tyre dhe qyteti i listuar në profilin e tyre për të dalluar se ku janë dhe gjenerojnë reklama shënjestër sipas Gizmodo.

Kjo përvojë u tregua nga Aleksandra Korolova, një profesor asistent në Universitetin e Kalifornisë Jugore, i cili shqyrtoi se si Facebook gjurmon vendndodhjen e një përdoruesi -raporton UrbanFm.