75 Mall Live Search
23:25 / E Enjte, 02 Dhjetor 2021 / MSH

Facebook eleminon llogaritë e rrëme kineze dezinformuese

Rrjeti social Facebook ka eleminuar qindra mijëra llogari të rrëme të cilat po dezinformonin mbi virusin dhe pandeminë.

Profilet false kanë origjinën nga pretendimet se Shtetet e Bashkuara u bënë presion shkencëtarëve për të fajësuar Kinën për COVID-19, shkruan SkyNews.

Një hetim zbuloi se këto pretendime u përforcuan nga punonjës të kompanive shtetërore kineze, duke u bërë së shpejti temë e titujve të lajmeve vendase.

“Në fakt funksionoi si një sallë pasqyrash në internet, duke pasqyruar pafundësisht personazhin origjinal të rremë dhe dezinformimin e tij anti-SHBA,” tha Ben Nimmo, i cili drejton hetimet për dezinformimin në Meta, kompania mëmë e Facebook-ut.