11:34 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Facebook gjobitet me 565 mijë e 279 euro

Rrjeti më i madh social, Facebook është gjobitur së fundi me 565 mijë e 279 euro nga agjencia britanike për mbrojtjen et ë dhënave për skandalin e ‘Cambridge Analytica’.

Ndërsa sipas statistikave të fundit, të ardhurat e përgjithshme të Facebook-ut ishin 40 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Gjoba në fjalë është parë si një rënie në oqean dhe është shuma maksimale që Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) mund të imponojë përpara se DPPP të hyjë në fuqi, transmeton Indeksonline.

ICO tha se skandali i Cambridge Analytica, i cili lejoi firmën të mbledhë të dhënat e deri në 87 milionë përdoruesve në Facebook ndërmjet një loje të krijuar nga një zhvillues, ishte një shkelje e rëndë e ligjit.

Sapo ‘Cambridge Analytica’ kishte kuptuar këtë informacion, ai e përdori atë për reklamat politike në shënjestër në SHBA.

“Në mes të viteve 2007-2014, Facebook përpunoi informacionin personal të përdoruesve në mënyrë të padrejtë, duke u lejuar zhvilluesve të aplikacioneve akses në informacionin  e tyre pa pëlqimin e qartë dhe të informuar dhe duke lejuar qasjen edhe nëse përdoruesit nuk e kishin shkarkuar aplikacionin, por thjeshtë ishin miq”, thuhet në një komunikatë për media.

Facebook gjithashtu dështoi të mbajë të dhënat personale të sigurta për shkak se nuk arriti të bëjë kontrolle të përshtatshme për aplikacionet dhe përdoruesit e platformës së rregullt./Indeksonline/