19:42 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Facebook me plan të veçantë për të moshuarit

Mark Zuckerberg ka njoftuar se kompani e tij është duke menduar diçka speciale për të moshuarit.

Në konferencën vjetore të zhvilluesve të Facebook-ut, CEO i Facebook njoftoi se kompania e tij po përgatit oferta për të moshuarit, pensionistët që përdorin këtë rrjet social.

“Njerëzit në moshë do të jenë në gjendje të krijojnë një profil ndaras në Facebook që do tu përgjigjet vetëm moshës së tyre.

Kjo do të kategorizohet për nga mosha dhe në mes tij do të ketë miq të ndërsjelltë e shumë gjëra të përbashkëta.

Thjeshtë, duam që Facebook të jetë një platformë takimi për të moshuarit. Gjithkush meriton të gjejë dashuri, pa marrë parasysh moshën.

Dhe, falë Facebook-ut, gjyshërit e botës së shpejti do të kenë një vend tjetër për ta kërkuar atë” ka thënë Zuckerberg. /Indeksonline/