13:45 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Facebook Messenger po merr pamje të re (Foto)

Facebook Messenger është aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë. Për të qenë në hap me konkurrentët, kompania po punon që të sjellë një dizajn të ri. Brenda bisedës, Facebook do të ul numrin e butonave nga gjashtë në katër.

Poashtu do të ketë ndryshim të ngjyrës, të menusë, gjë që e bën Messenger pak më shumë si Skype.

Poashtu, kompania garanton se messengeri i ri do të jetë edhe më i shpejtë.

Facebook nuk ka jepur datë se kur do të bëhen ndryshimet, por ka dhënë një përgjigje, “shumë shpejt”./Indeksonline/