75 Mall Live Search
10:11 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Facebooku paralajmëron rreth pasojave, që do të ketë iOS 14-a te reklamimi


Të mërkurën Facebooku pranoi se versioni i ardhshëm i iOS, konkretisht iOS 14, do të reduktojë të ardhurat me 50% nga biznesi i reklamimit Audience Network.

Më përpara Facebooku, ka paralajmëruar se iOS 14-a, do të ketë ndikim mbi biznesin e reklamimit dhe tani shpjegoi specifikisht çfarë ndikimi do të ketë.

Me Audience Network, Facebooku ua jep mundësinë zhvilluesve të aplikacioneve mobile të vendosin reklama bazuar në të dhënat e Facebookur.

Aktualisht reklamuesit përdorin një numër ID unik quajtur IDFA për të shënjestruar me reklama dhe rritur efektivitetin dhe me iOS 14 Facebooku nuk grumbullon më informacionin IDFA.

Facebooku thotë se më se 1 miliard njerëz shohin të paktën një reklamë nga Audience Network çdo muaj edhe pse shumica janë aplikacione Android.

Të gjitha të ardhurat e Facebookut vijnë nga reklamimi, por nuk dihet çfarë ndikimi ka Audience Network, krahasuar me reklamat në Facebook.com dhe hapësira të tjera.

Rrjeti social tregoi në një postim në blog se do t’i bindej rregullores së re dhe ndryshimet e reja mund ta bëjnë Audience Network-un të padobishëm plotësisht në iOS 14.