10:28 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Facebook shpërndanë programin që parandalon këtë dukuri negative

Pas testeve të suksesshme në SHBA të programit të njohjes, Facebook do ta përhapë dhe në vendet e tjera, për të gjurmuar tentativa të përdoruesve për tu vetëvrarë. Ka qënë vetë kompania që ka bërë një deklaratë për këtë.

Facebook nisi të testojë programi në SHBA në mars, kur kompania nisi të skanojë tekstet e Facebook, postimet dhe komentet për fraza që mund të ishin sinjali për ndonjë tentativë vetëvrasje.
Facebook nuk ka bërë ende të ditur detaje teknike të programit, por kompania thotë se programi i saj kërkon disa fraza të caktuara që mund të jenë gjurmë si pyetjet “Je mirë?”, dhe “A mund të të ndihmoj?”

Nëse programi kap një tentative potenciale, dërgon alarmin në skuadrën e Facebook, të specializuar për raste të tilla. Sistemi i sugjeron burime përdoruesit apo miqve të personit të telefojnë në linjën e ndihmës. Ka raste që punonjësit e Facebook lajmërojnë autoritetet lokale të ndërhyjnë.